Vetëm pak ditë pas zjarrit katastrofik që përfshiu disa zona të Athinës, qeveria Tsipras ka bërë hapin e parë drejt marrjes së përgjegjësisë.
Kështu kryeministri Alexis Tsipras pranoi sot dorëheqjen e Ministrit për Mbrojtjen Civile, Nikos Toskas, i cili bëhet i pari person që merr përsipër përgjegjësinë.
Toskas kishte kërkuar edhe më herët dorëheqjen, por ishte refuzuar nga Tsipras, ndërsa sot, pasi situata emergjente ka kaluar, ministri ka përsëritur sërish të njëjtën kërkesë.
Zjarri që përfshiu zona të tëra të Athinës më 23 Korrik, shkaktoi më shumë se 90 viktima, qindra të plagosur dhe disa persona të humbur.
Qeveria Tsipras u përball me akuza të shumta nga ana e opozitës, por edhe qytetarëve, që theksuan se autoritetet nuk bënë aq sa duhet për të parandaluar këtë situatë./Arbresh.info/
Burime amerikane: ShBA mund të nis një sulm kundër Iranit të...
Abdixhiku pas votëbesimit: U bëj thirrje të gjithëve të kthe...
Dorëhiqet Lajçaku pasi i dalin muhabetet me Epsteinin
Abdixhiku i mbijeton votëbesimit
Deklarimi për dorëheqjen e Abdixhikut, përfundon procesi i v...
Lista Serbe ankohet ndaj KQZ-së, për mosshpalljen e rezultat...