Rick Genest – model i tatuazheve qe shfaqet ne videon e Lady Gaga Born This Way – ka vdekur
Modeli dhe aktori i njohur si “Djali Zombi” – mori jetën e tij shkruan Dailystar përcjell arbresh.info
IHeartRadio kanadeze raporton se ai është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në Plateau-Mont-Royal lagje në Montreal, Kanada të Mërkurën.

Fama e Genest lulëzoi pasi u shfaq në videoklipin e Lady Gaga Born This Way në vitin 2011, duke bërë bujë të madhe për shkak të artit të tij ekstravagant të trupit.

Më pas ai vazhdoi karrierën e tij të suksesshme si model, duke i ndihmuar edhe Jay-Z në realizimin e linjës Roc-A-Wear në Evropë në vitin 2012.
Për nder të tij, Lady Gaga bëri një postim në Twitter duke thënë se: “Vetëvrasja e shokut Rick Genest, Djalit Zombi është shkatërruese. Ne duhet të punojmë më shumë për të ndryshuar kulturën, për të sjell shëndetin mendor në rend të parë dhe për të fshirë mendimin se nuk mund të flasim për të. “Nëse vuani, thirrni një mik ose familjar, ne duhet të ruajmë njëri-tjetrin”
Genest mbante një Rekord Botëror të Guinness me 176 tatu të insekteve dhe një rekord tjetër tatuazhet e eshtrave me 139.
Ai bëri tatuazhin e tij të parë në moshën 16 vjeçare dhe ne moshën 19 u mbulua i tëri me tatuazhe./arbresh.info/
Moti sot i vranët dhe vende-vende me riga shiu
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...