Neymar ka hyrë në fushë me bashkëlojtarët te Paris Saint Germaini për herë të parë këtë verë duke nisur stërvitjet me kampionin në Liga 1.
Klubi francez është në Kinë para ndeshjes në kuadër të ‘Trophee des Champions’ me Monacon, që zhvillohet në qendrën sportive Shenzhen Universiade të dielën pasdite, transmeton portali arbresh.info.
Braziliani iu bashkua kolegëve të tij të mërkurën dhe u takua me ata në hotelin e ekipit të enjten.

26-vjeçari u takua me trajnerin Thomas Tuchel dhe portierin Gianluigi Buffon për herë të parë që nga arritja e dyshes në klub.
Tuchel ishte prezantuar në muajin maj si një pasardhës i Unai Emery dhe trajneri pritet të sjellë një stil të ri këtë sezon./arbresh.info/
Dona, konkurrentja e radhës që u largua nga Ferma VIP
7-1 është një rregull i thjeshtë gjumi që mund t’ju zgjasë j...
Thaçi tregon se a i përcjell zhvillimet politike në Kosovë
“Mund të tretem në burg, por Kosova do ketë progres”
Thaçi: Trump, i vetmi që mund ta detyrojë Putinin ta njohë K...
Përjetime nga burgu, Thaçi: Buzëqeshja s’buron nga shpirti, ...