Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm ka ndodhur një aksident trafiku në dalje të qytetit të Ferizajt, ku për pasojë janë lënduar disa persona.
Kështu ka raportuar një dëshmitar okular në kushte anonimiteti. Sipas tij, në aksident janë përfshirë dy vetura, njëra e tipit Audi dhe tjetra BMW.
I njëjti dëshmitar ka dërguar edhe disa pamje nga vendi i ngjarjes, ku siç shihet dëmet janë të konsiderueshme. Vetura e tipit Audi shihet e rrotulluar në mes të rrugës, derisa BMW shihet të ketë dal jashtë rrugës.
Bazuar në pamjet nga “Gazeta Blic” janë qytetarët ata të cilët kanë ofruar ndihmën e parë për të lënduarit nga ky aksident.


Rritjet e sheqerit pas ushqimit: A është uthulla e mollës nj...
Britania nuk i jep leje SHBA-ve për përdorimin e bazave usht...
Miell i skaduar prej prillit të kaluar, AKU e bllokon pas si...
Ekstradohen nga Gjermania në Kosovë, dy të kërkuar me letër ...
Parashikimi i motit për të premten
Drita e pafat, mposhtet në frymën e fundit nga Celje