Presidenti Thaçi vlerëson lartë rendësin e Odës Ekonomike të Kosovës

16:12 | 2 Gusht 2018
Arbresh.info

Presidenti Thaçi ka vizituar Odën Ekonomike, me ç’rast ka takuar kryetarin e sapo zgjedhur të Odës Ekonomike, Berat Rukiqi.

Në konferencën e mbajtur në Odën Ekonomike të Kosovës, Thaçi fillimisht ka uruar z. Rukiqin për detyrën si udhëheqës i Odës Ekonomike të Kosovës, ku ky i fundit është shprehur: “E falënderoj presidentin Thaqi, që erdhi me e uruar Odën Ekonomike të Kosovës, për përmbylljen e një procesi zgjedhor, me më uruara mua personalisht, edhe ekipin nga Këshilli Drejtues dhe bizneset më të rëndësishme të vendit. Presidenti edhe në kapacitetet tjera institucionale dhe politike ka treguar kujdes të veçantë për biznesin edhe për Odën ekonomike të Kosovës, dhe sot është vetëm një vazhdim i komunikimit që e kemi pas vazhdimisht, një komunikim i cili në kapacitetin tjetër ku roli i presidentit në kuptim të zhvillimit ekonomik është më i kufizuar, por sigurisht është një garancë e funksionimit të institucioneve, njëherit komuniteti i biznesit është falënderues për rolin e institucionit të vendit përfshirë presidentin në procesin e liberalizmit të vizave, një proces i cili do t’i ndihmojë shumë integrimit të ekonomisë tonë në tregjet ndërkombëtare sidomos në relacion me vendet e Bashkimit Evropian, njëherit edhe një inkurajim i Odës Ekonomike të Kosovës edhe nga komuniteti i biznesit për një përmbyllje të procesit të dialogut, i cili sigurisht e rrit një stabilitet më të gjatë të vendit dhe ky stabilitet është i rëndësishëm sidomos në partneritet me investitorët e huaj apo sesi shihet në imazhin e vendit, pra sesi shihet Kosova në vendet tjera”, ka përfunduar fjalimin z. Rukiqi.

E në anën tjetër z. Thaqi është shprehur: “Unë sot pata kënaqësinë të bashkëbisedoj me kryetarin edhe me grup të afaristëve dhe biznesmenëve prej më të fuqishmëve të Republikës së Kosovës, njerëz të suksesit të punës, njerëz që kanë hapur shumë vende të punës, po rrisin mirëqenien sociale të qytetarëve, po bëjnë punë të mira që qytetarët të ndihen mirë për të jetuar në Kosovë, pra për të jetuar si qytetar krenar të Republikës së Kosovës. Gjithmonë kam qenë në fokus, gjithmonë kam qenë në përkushtimet e mija në kultivimin e partneritet në mes të institucioneve të Kosovës dhe biznesit si kusht i domosdoshëm për sukses të shtetit tonë, për krijimin e kushteve më të mira më adekuate më atraktive për biznes por edhe për sjelljen e investitorëve të huaj në Kosovë.

Tani shteti ynë ka një stabilitet të institucioneve, një stabilitet të qëndrueshëm, punës efektive të tyre, Kosova ka një legjislacion shumë bashkëkohor që nuk e kanë vendet tjera të rajonit, është një klimë e mirë për biznes dhe investime, do ta ruajmë këtë partneritet të institucioneve edhe në kuadër si president i vendit për të shikuar mundësitë dhe lehtësuar rrethanat e biznesit në Kosovë dhe mendoj se ky koordinim i punës së institucioneve të vendit qoftë i presidencës, i qeverisë, i kuvendit, autoriteteve lokale me sektorin privat do të mund të fuqizojë ekonominë tonë, do të mund të fuqizojë përpjekjet tona për modernizimin e vendit tonë, prandaj ishte një bisedë shumë e hapur, një bisedë shumë e sinqertë, në të njëjtën kohë diskutuam edhe sa i përket dialogut Kosovë – Serbi, ky është një proces që i takon çdo qytetari, çdo kategorie të shoqërisë, biznesit gjithashtu. Më herët është nënshkruar një marrëveshje në mes të Odës Ekonomike të Kosovës dhe Serbisë mbi mundësin e bashkëpunimit në rast eventual të arritjes së marrëveshjes historike në mes Kosovës dhe Serbisë për paqe, normalizim, pajtim që do të nënkupton edhe njohjet reciproke në mes dy vendeve dhe anëtarësimin e Kosovës në të gjitha organizatat ndërkombëtare duke e përfshirë edhe OKB-në. Të krijohet një klimë e re për shtetin tonë që dërgohet mesazhi i qartë se Kosova është vend evropian, që ka rrugëtim të sigurt për t’u anëtarësuar në NATO dhe BE, që do të nënkupton edhe njohjen nga pesë vendet e BE-së menjëherë dhe Kosova të jetë pjesë e tregut evropian, i konkurrencës evropiane e në veçanti tani kur pritet në muajt e ardhshëm të përmbyllet procesi i liberalizimit të vizave, pra shteti ynë i ri do të jetë një shtet i mundësive të mëdha dhe ne bashkërisht me gjitha kategoritë e shoqërisë kosovare, duke e përfshirë edhe biznesin, shoqërinë civile, mediat, dhe gjitha kategoritë e popullatës do të punojmë bashkërisht që nëse përmbyllet eventualisht ky proces të shikojmë mundësitë më të mira që të sjellim investitor të tjerë në Kosovë, investitor të jashtëm sepse të gjithë do të investojnë në një vend të ku ka paqe, stabilitet, institucione efektive, transparencë në punë dhe ligjshmëri. në këtë drejtim unë kam besim të plot se të gjithë së bashku do të punojmë që të realizojmë këto objektiva që kemi për Kosovën e ardhshme evropiane”/arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme