Enkelajda Hallunaj, bashkëshortja e gjyqtarit të Krimeve të Rënda, Dritan Hallunaj, dyshohet se i dha fund jetës duke u hedhur nga ballkoni i katit të 5-të të pallatit ku jetonte.
Ngjarja ndodhi rreth orës 13 të mesditës së kësaj të enjteje, në rrugën “Vaso Pasha”, në zonën e ish- Bllokut.
37-vjeçarja ka gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa ngjarja e rëndë vjen një ditë pasi bashkëshorti i saj Dritan Hallunaj kaloi vettingun, duke u konfirmuar në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.
Mbeten engimatike shkaqet që e kanë çuar 37-vjeçaren në aktin e rëndë të vetëflijimit, ndërsa policia vijon hetimet./Top Channel
https://www.youtube.com/watch?v=v8l2JPd9xzc
Liverpooli merr tri pikë në “Giuseppe Meazza”, f...
Kounde vendimtar – Barça shënon fitore të rëndësishme ...
Digjet depoja e një marketi në Tophane të Prishtinës
Atalanta shënon fitore të madhe me përmbysje ndaj Chelseas n...
Haradinaj: Dubrava nuk ka kate të mjaftueshme për këta të ko...
Java Kundër Korrupsionit/ Kurti: Shkatërruam 146 grupe krimi...