Qytetarët e Kosovës kanë mbi 109 mijë automjete të pa regjistruara dhe kjo është shifër shumë e lartë në vend.
Sami Mazreku, kryetar i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës, tha se ka shumë rrezik nga automjetet e pasiguruara që qarkullojnë në komunikacion.
“Kosova ka 109 mijë automjete që janë të pa regjistruara ose qarkullojnë në komunikacion”, tha ai sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).
Mazreku vlerësoi se mos regjistrimi u automjeteve dëmton edhe shtetin edhe kompanitë e sigurimeve. “Që nga pas lufta, kompanitë e sigurimeve në Kosovë, kanë paguar rreth 40 milionë dëme për automjetet e pa regjistruara”, tha ai.
Ai bëri me dije se Policia e Kosovës, ka shqiptuar 12 mijë tiketa për automjetet e pa regjistruara./rtklive
Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...
Pacolli: Mungesa e konsensusit politik po e çon vendin drejt...
Deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri, Kuvendi sh...
Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Kurti: Pas një qeverisje 5-vjeçare është rritur mbështetja p...
PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas ...