Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Alternativës, pjesë e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ilir Deda, i ka dhënë një goditje presidentit të vendit, Hashim Thaçi, teksa ka thënë se ai po i përqafon planet e diktatorit të vdekur serb, Sllobodan Millosheviq, për shkatërrimin e Kosovës.
Deda ka vlerësuar se asnjë president i Kosovës “me aq (mendje)lehtësi dhe dëshirë” nuk i ka kontestuar kufijtë e shtetit të vet.
“Nuk ka pas President në Kosovë që me aq (mendje)lehtësi dhe dëshirë i ka kontestuar kufijtë e shtetit të vet, e që me betimin e vet duhet t’i mbrojë. Secili duhet ta ketë të qartë që “korrigjimi i kufijve” është eufemizëm për ndarje të Kosovës, dhe asgjë tjetër. Mbyllja e syve para tmerrit që po e pret Kosovën, i bën të gjithë bashkëpjesëmarrës në shkatërrimin e shtetit tonë – sipas planeve të Millosheviqit të vdekur – që po i përqafon Kryetari i tanishëm i Kosovës”, ka shkruar Deda në llogarinë e tij në Facebook.
Hashim Thaçi sot ka shkruar në Facebook se do të ketë korrigjim të kufijve, teksa ka theksuar se assesi s’do të ketë ndarje të Kosovës.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...