Artan Murati nga Instituti Demokratik i Kosovës ka pohuar se nuk është detyrë e opozitës që të sigurojë numrat në kuvend për miratimin e ligjeve.
“Nuk është detyre e opozitës që të siguroje numrat që të kalojë qoftë edhe ndonjë ligj të thjeshtë. Për atë arsye është koncepti i mazhorancës”.
Megjithatë, ai ka theksuar se një gjë e tillë nuk vlen kur vije puna tek marrëveshjet ndërkombëtare.
“Nuk e ka për obligim opozita t’ju bëj numrat, mirëpo është çështja tjetër kur vjen puna tek marrëveshjet ndërkombëtare. Ato janë obligim i gjithë skenës politike në vend. Kjo është e njëjtë në të gjitha sistemet demokratike të zhvilluara”.
Murati ka folur për miratimin e marrëveshjes ndërkombëtare në lidhje me Erasmus +, duke vënë në pah humbjen e afatit për aplikim pikërisht për shkak të mos-miratimit të kësaj marrëveshje nga kuvendi.
Ndryshe është situata, sipas tij, nëpër komisionet parlamentare, e që sipas tij puna më e madhe kryhet pikërisht nëpër këto komisione dhe se rrallë herë mund të eskalojë situata./klan kosova/
Kapen mbi 5 kilogramë marihuanë dhe një armë zjarri në Vusht...
Maqedonci: Shpresojmë që deri në fund të vitit të prodhojmë ...
Maqedonci: Kërcënimet e Vulinit dhe Serbisë nuk na frikësojn...
Sot 7 Marsi – Dita e Mësuesit
Shefi i OKB-së paralajmëron: Lufta në Lindjen e Mesme mund t...
Arabia Saudite thotë se parandaloi një sulm ndaj një fushe n...