Sistemi shëndetësor në Kosovë vazhdon të jetë i ndikuar politikisht e në këtë kapje të shëndetësisë është e përfshirë edhe Partia Demokratike e Kosovës, si dhe kryeministri Ramush Haradinaj.
Kështu ka rezultuar hulumtimi i bërë nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), si dhe “Transparency International” me titull “Kapja e shtetit në Kosovë, tregtimi i shëndetit publik për përfitime private”, shkruan sot Gazeta “Zëri”.
Në raportin e publikuar shkruan se në pozita të larta në sektorin e shëndetësisë janë vënë të afërm të kryeministrit Ramush Haradinaj, si dhe persona që kanë lidhje me Partinë Demokratike të Kosovës. Sipas raportit, ish-drejtori i Shërbimit Spitalor Klinikë dhe Universitar të Kosovës (SHSKUK), Curr Gjocaj, ka pasur lidhje me PDK-në ndërsa një afërm i kryeministrit Ramush Haradinaj është caktuar në një pozitë kyçe për menaxhimin e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, e ky person sipas raportimeve është i papërvojë.
Për më shumë, në hulumtim thuhet se nga 114 shërbyes civilë që punojnë në ministritë e Qeverisë, numri më i madh i tyre është i punësuar në Ministrinë e Shëndetësisë. Përveç ndikimeve politike ka pasur edhe punë të cilat janë bërë për interesat private të disa personave e një nga to është edhe referimi i pacientëve për në klinikat private.
Atletico Madrid ka vendosur yllin e madh në listën e transfe...
Gjykata Supreme: Zbatimi i vendimit për pensionistëpensionis...
Forumi i Davos, Von der Leyen: Është koha për të ndërtuar nj...
Labi do të jetë prezent në varrimin e gjyshit të tij në Raho...
Hakohet faqja e Inspektoratit të Prishtinës, Komuna-qytetarë...
KESCO: Sistemi elektroenergjetik aktualisht po operon në kus...