Skuadra ruse ka nënshkruar me mbrojtësin e Schalkes pasi lëndimet nuk e lanë të shkëlqej ai në Itali.
Fituesi i Botërorit, ka nënshkruar kontratë katër vjeçare me kampionët rus, Lokomotiva e Moskës, duke i dhënë kështu fund lidhjes se tij disa vjeçare me Schalken.
Gjermani kishte startuar në të gjitha ndeshjes për vendin e tij në triumfin në Brazil në Botërorin e vitit 2014.
Por, 30 vjeçari pati disa lëndime në vitet e fundit, derisa më se shumti vuajti vitin e kaluar në Juventus ku pati vetëm tri paraqitje. Në skuadrën italiane ai ishte i huazuar.
Megjithatë, Lokomotiva tha sot se testet mjekësore janë kryer në Itali dhe nuk kanë shfaqur ndonjë problem, kështu që Howedes mund ti bashkohet klubit.
Howedes ka kaluar 16 vite në Schalke, duke qenë edhe kapiten i parë i skuadrës. Ai ka luajtur 240 ndeshje në Bundesligë dhe ishte fitues i kupës DFB-Pokal më 2011.
“Verën e kaluar, Benedikt kërkoi një sfidë të re në Juventus”, tha drejtori sportiv i Schalkes Christian Heidel.
“Ne i dëshirojmë atij gjithë të mirë në kapitullin e tij të ri në Lokomotivën e Moskës, e cila bëri një punë të mahnitshme sezonin e kaluar”.
Një tjetër tërmet i fuqishëm godet Japoninë, jepet alarmi pë...
Policia e Kosovës shpallë konkurs pune për disa pozita
Ferit Idrizi sot zyrtarisht merr detyrën e kryetarit të Vush...
Nesër protesta në Shkup: OVL-UÇK pret 20 mijë pjesëmarrës
Tifozët në revoltë kundër FIFA-s, biletat e Botërorit shkojn...
SHBA vendos sanksione të reja ndaj familjes së Presidentit v...