Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo nuk ka ndërmend të takojë homologun e tij iranian gjatë konferencës ndërkombëtare që mbahet këtë fundjavë në Singapor, edhe pse presidenti Donald Trump thotë se është i gatshëm të flasë me Teheranin për programin e tij të armëve bërthamore.
Kryediplomati amerikan dhe ministri i jashtëm iranian Mohammad Javad Zarif do të marrin pjesë në takimin e së shtunës të Shoqatës 10 Vendeshe të Azisë Juglindore. Por një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit tha të martën se nuk ka plane për një takim mes të dyve.
Zyrtari tha se Koreja e Veriut gjithashtu do të përfaqësohet në takimin e Singaporit por edhe pse janë të mundshme takime të rastësishme me zotin Pompeo, nuk janë planifikuar takime dypalëshe.
Presidenti Trump, i cili i tërhoqi Shtetet e Bashkuara nga marrëveshja ndërkombëtare e vitit 2015 për të ndaluar armët bërthamore të Iranit në këmbim të zbutjes së sanksioneve ekonomike kundër Teheranit, tha të hënën se do të ishte i gatshëm të takohej me presidentin iranian Hassan Rouhani.
Irani u përgjigj duke thënë se rruga drejt diskutimeve direkte me Uashingtonin do të duhej të përfshinte kthimin e Shteteve të Bashkuara në marrëveshje bërthamore midis Iranit nga njëra anë dhe Kinës, Francës, Rusisë, Britanisë, Gjermanisë, SHBA dhe Bashkimi Evropian nga ana tjetër./gsh/
Jude Bellingham humb disa përballje të rëndësishme pas lëndi...
Arrestohet grupi pas sulmeve në aeroportin e Damaskut, armët...
Takim sekret në Pentagon, SHBA-të dhe Izraeli përballë Irani...
Bora dhe ngricat, Komuna e Prishtinës: Ekipet janë në terren...
Juventusi fiton me rezultat të thellë në udhëtim tek Parma
Atentat në Lezhë, i riu qëllohet me breshëri plumbash brenda...