Kuvendari i PDK-së, Bardh Avdaj, ka reaguar duke gjuajtur me shishe të ujit, në drejtim të kryesuesit të KK-së, Artan Abrashi me arsyetim se nuk ia dha fjalën, kur drejtori i Arsimit, Skënder Susuri, i kërkoi Avdajt që të deklarohej konkretisht për një kandidat për drejtor që nuk i plotësonte kushtet për drejtor.
Avdaj nga vendi tha se këtë do ta bënte, sapo t’i jepej fjala, pasi më parë kishte paraqitur një rast një tillë në Kuvend. Abrashi ndërkaq, tha se tashmë pjesa për kuvendarët kishte përfunduar, derisa Avdaj tha se i është përmendur emri.
Pas kësaj shefi i grupit të kuvendarëve të PDK-së, Simir Krasniqi reagoi për sjelljen e kolegut të tij, duke i thënë se një mënyrë e tillë e reagimit ,nuk është në kulturën e PDK-së, por të Vetëvendosjes. /gazetaeprizrenit/

ZRRE hedhë poshtë pretendimet se rryma nuk do të shtrenjtohe...
Lajçak pasi i dolën mesazhet në dosjen Epstein: Kam treguar ...
Ndërpritet uji në disa pjesë të Gjakovës, KRU “Gjakova” del ...
Trump: Republikanët duhet të marrin kontrollin e zgjedhjeve ...
Reshjet e borës shkaktojnë kaos e bllokime rrugësh, të paktë...
Zbulimet e reja për Epstein, mbyllet fondacioni i Sarah Ferg...