Britania e Madhe nga nesër (1 gusht) pritet ta marrë kryesimin në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Mediat beogradase raportojnë se ky shtet i fuqishëm ka në plan që parandalojë gjatë muajit gushtë mbajtejten e seancave të rregullta për situatën në Republikën e Kosovës.
Kësisioj, skenari i britanikëve mund të jetë që të hiqen tërësisht seancat apo të njëjtat të jenë të mbyllura për media.
Ndërkohë, rezoluta e OKB-së 1244 nga viti 1999 parasheh që çdo 3 muaj të ketë seanca për Kosovën mbi punën e UNMIK-ut dhe gjendjen në vend, transmeton Indeksonline
Ndërsa, ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka deklaruar se kërkesa e Londrës mund t ketë edhe një dëshirë- që Këshilli i Sigurimit të mos merret fare me Kosovën ose që kjo të jetë me dyer të mbyllura.
“Kjo është e mundshme që të bëhet në votimin për gjëra procedurale, këtu Rusia dhe Kina nuk mund të vendosin veto. Ne këtu nuk jemi të pranishëm”, ka thënë ai.
Mircea Lucescu largohet nga kombëtarja e Rumanisë, pasi dësh...
“Në fushë lamë gjithçka për ju, për flamurin, për çdo ...
Vojvoda me super mesazh motivues: Qajmë dhe qeshim së bashku
Haxhiu: Demonstratat e vitit 1981 krijuan një ndërgjegjësim ...
Policia parandalon një rast të vjedhjes së pyllit në fshatin...
Dogana: Në muajin mars të hyrat arritën në 431 milionë euro