Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj ka reaguar ndaj deputetit të LDK-së, Driton Selmanaj i cili gjatë debatit të sotëm në Kuvend, ka kritikuar UÇK-në.
Kadrijaj përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Selmanaj ka traditë kundër përpjekjeve të kosovarëve për liri.
Ajo ka shtuar se strategjia e LDK-së për degradim po vërtetohet çdo ditë e më shumë.
Postimi i plote:
“PA KOMENT! Ky i Clikut të LDK-së po e kritikon UÇK-në për deklaratat e për betimin e ushtarëve të UÇK-së. Çka mund të thuhet këtu kur e dijmë mirë që ky individ ka tradit kundër përpjekjeve të kosovarëve për liri. Kushdo që don me vertetu këtë fakt, shkoni e pytni ne Suharekë. Strategjia e LDK-së për degradim po vertetohet ditë e më shumë.
Çka dinë more ti për UÇK-në, qka ke ti kundër djemve e vajzave ma të mira të kombit apo pse ty e familjes tande javë kanë prish kumarinë!”/arbresh.info/
27 vjet nga masakra e Lybeniqit
Tragjedi në Krime, rrëzohet avioni rus, humbin jetën 29 pers...
BBC për Kosovën: Ëndrra e madhe që u ndal në prag të histori...
45 vjet nga demonstratat e vitit 1981
Osmani: Dardanët na dhanë krenari dhe bashkuan një komb të t...
Dy komisione të Kuvendit mblidhen sot