Valuta e Iranit pësoi një tjetër goditje në bursë, duke u zhvlerësuar ndjeshëm dhe shënuar rekord rënieje, teksa për të blerë një dollar, u deshën rreth 112.000 rial.
Në maj, Shtetet e Bashkuara u tërhoqën nga një marrëveshje e vitit 2015 midis fuqive botërore dhe Teheranit, sipas të cilës sanksionet ndërkombëtare u hoqën në këmbim për kufizimin e programit të tij bërthamor.
Kjo rënie vjen si rezultat i daljes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga marrëveshja bërthamore e nënshkruar nga Irani dhe një pjesë e shteteve të mëdha të botës.
Uashingtoni vendosi të rikthejë sërish sanksionet ndaj Iranit, të cilat do të hyjnë në fuqi më 7 Gusht, pasi presidenti Trump e quajti marrëveshjen e 2015-ës, si shumë të keqe për SHBA-të.
Shtetet e Bashkuara kanë shkuar edhe më tej, pasi kanë kërcënuar vendet e tjera të botës se do të përballen me sanksione amerikane, nëse nuk ndalin importin e naftës nga Irani, brenda muajit nëntor.
Riali iranian ka humbur rreth gjysmën e vlerës së saj që nga prilli, për shkak të një ekonomie të dobët, vështirësive financiare në bankat lokale dhe kërkesës së madhe për dollarë mes iranianëve që frikësohen nga efektet e sanksioneve.
“Zhvillimet e fundit në tregjet e këmbimit valutor dhe arit, janë kryesisht për shkak të një komploti nga armiqtë, me qëllim që të përkeqësojnë problemet ekonomike dhe të shkaktojnë ankth publik”, tha banka qendrore iraniane, në një deklaratë për televizionin shtetëror./tch/
Limi i ashpër me Albën: Mbylle atë gojë të qelbur
Hapet ekspozita “Spaces in Dialogue” në Kryeministri, 22 vit...
Turqia arreston gjashtë persona për spiunazh për Iranin
Kush janë “kampionët” për minus vota nga tri partitë më të m...
Arben Gashi: Ka zëra se Ramush Haradinaj po i mbledhë nënshk...
Zuckerberg thotë se 3.5 miliardë përdorues përdorin çdo ditë...