Trajneri i ri i Paris Saint- Germainit, Thomas Tuchel, nuk e dëshiron largimin e Adrien Rabiotit nga Parisi pas interesimit nga Barcelona.
Ish trajneri i BVB-se, beson se Rabiot është një nga mesfushorët më të talentuar në botë.
“Talenti i tij tanimë dihet”, tha Tuchel në Singapor, para ndeshjes miqësore me Atletico Madridin që do të zhvillohet të hënën.
“Mendoj se ka ende punë për të bërë dhe jam i bindur se ai do të arrijë nivelet më të larta në klubin në të cilin është krijuar si lojtar”.
“Por ne e dimë situatën e kontratës së tij dhe në kësisoj situatash është vetëm lojtari ai që merr vendimin përfundimtar”. /arbersh.info/
Të shtëna me armë zjarri mbrëmë në Ferizaj, plagosi të dashu...
Trump përgëzon ekuipazhin e Artemis II: Mezi pres t’ju takoj...
Haxhiu njofton për vdekjen e babait të saj: Mbështetësi im m...
Moti në Shqipëri
Pamje kur astronautët e misionit Artemis 2 zbarkojnë në Tokë
Para takimit në Pakistan, Trump rrit tonet ndaj Iranit