New Orleansi u trondit nga një sulm i armatosur mbrëmjen e të shtunës, ku dy persona të armatosur qëlluan ndaj njerëzve që ndodheshin në rrugë.
Ngjarja u regjistrua rreth orës 22:30, ndërsa momentalisht janë raportuar tre persona të vdekur dhe të paktën 7 të plagosur. Këta të fundit janë transportuar për në spitalin e qytetit, ndërsa për gjendjen e tyre nuk është raportuar ende asgjë.
“New Orleans nuk ka vend për këtë lloj dhune. Flas në emër të qytetit dhe theksoj se jemi të lodhur dhe zemëruar nga raste të tilla, që kanë qenë më shumë se sa duhet”, shkroi në Twitter kryebashkiakja e New Orleansit, LaToya Cantrell.
Ndërkohë derr në këto momente policia nuk ka dhënë ende detaje në lidhje me personat e armatosur, që organizuan sulmin mbi qytetarët.
Rreth 64 mijë aplikime nga diaspora për votimet e 28 dhjetor...
SHBA i cakton afat 2027-ën Europës që ta marrë drejtimin e m...
Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi: Nëse kualifikohemi, ky do t...
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, sot afati i fundit për ta ndërruar...
Moti në Shqipëri