Një nga ndryshimet kryesore që vërehet duke qëndruar në oqean, ndryshe nga hapësirat e tjera ujore, është sasia e dallueshme e kripës në ujë.
Oqeanet dhe detet mbulojnë afërsisht 70 përqind të botës dhe përmbajnë rreth 97 përqind të ujit të Tokës, por nuk është i pijshëm për shkak të nivelit të lartë të kripës.
Gjithsesi, pesë oqeanet nuk janë të vetmet hapësira ujore të kripura, pasi pjesa më e madhe e ujit në tokë ka disa nivele të kripës. Kripa është rezultat i erozionit të Tokës dhe nis kur dioksidi i karbonit që përmban shiu, bie në tokë.
Sipas Administrimit Kombëtar Oqeanik dhe Atmosferik (NOAA), me gërryerjen e gurëve, mineralet, kryesisht kloruri dhe natriumi, largohen nga lumenjtë dhe përrenjtë dhe i drejtohen oqeaneve.
Megjithëse kloruri dhe natriumi krijojnë pjesën më të madhe të kripës, disa minerale të tjera, si magnezi, kalçiumi dhe kaliumi treten në ujin e kripur.
A kanë të gjitha oqeanet të njëjtën sasi kripe?
Çdo oqean ka sasi të ndryshme kripe dhe secili prej tyre nuk është i kripur në mënyrë të njëtrajtshme, pasi disa prej tyre kanë sasi më të madhe kripe, ndërsa të tjerë kanë më pak.
Sipas Institutit të Oqeanografisë Scripps, uji i kripur përmban mesatarisht 35 gramë kripë për kilogramë.
Oqeani me më shumë kripë është Oqeani Paqësor, i cili është më i madhi dhe më i thelli në Tokë.
I pozicionuar midis Azisë, Australisë dhe Amerikës, Oqeani Paqësor ka më shumë kripë pasi disa pjesë të tij përjetojnë avullim të tepërt, çka e lë ujin më të dendur dhe më të kripur.
Por pse nuk janë të kripur lumenjtë?
Sepse uji që përmbajnë oqeanet vjen nga lumenjtë dhe përrenjtë, që e depozitojnë ujin në oqeane. Kjo gjë të bën të mendosh që edhe lumenjtë dhe përrenjtë kanë kripë, çka është pjesërisht e vërtetë.
Rimbushja e vazhdueshme e lumenjve me ujin e shiut i pengon të bëhen të kripur, pasi kripa gjithmonë i drejtohet detit, ku dhe mblidhet. Sipas NOAA, lumenjtë e të gjithë botës mbajnë rreth 4 miliardë tonë kripëra të tretura në oqeane çdo vit.
Megjithatë, pjesa më e madhe e ujit, duke përfshrië ujin e shiut përmban kripë.
Vidhet një veturë nga servisi në Komoran, policia po heton r...
Policia gjen substanca narkotike në Qendrën Korrektuese të D...
Mundësi “shumë të mëdha” për sulme amerikane ndaj Iranit
Nga Knesset te Konferenca kundër Antisemitizmit, Rama përfun...
Horoskopi 27 janar 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për sh...
Rinumërohen afro 75% e të gjitha votave