Aktivistja për çështje të diasporës, Liza Gashi, njëherësh drejtore e programeve në organizatën joqeveritare “Germin”, që merret me këtë çështje, thotë se këtë kategori duhet trajtuar përtej mbishkrimit “mirëserdhët bashkatdhetarë!”.
Sipas saj, ekzistenca e një kornize ligjore për diasporën nuk është i vetmi kriter që e përmirëson trajtimin ndaj tyre. Ajo mendon se shteti i prejardhjes ende nuk e di se cilat janë nevojat dhe si jeton diaspora.
Në këtë kontekst Gashi kërkon që diaspora të jetë faktor përmbajtjesor i zhvillimit të Kosovës. Megjithëse, sipas saj, të gjitha qeveritë e pasluftës nuk e kanë konsideruar diasporën si potencial për zhvillimin e vendit.
Për fuqizimin e mëtejmë të rolit të diasporës Gashi ka bindjen se ajo duhet përfaqësohet në Parlamentin kosovar jo me dy ulëse, por më shumë
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...