Zyrtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës bojkotuan sot ceremoninë lamtumirëse të veprimtarit Adem Demaçi.
Në lidhje me këtë reagoi Blerand Stavileci nga radhët PDK-së i cili ndonëse nuk përmendi emra, tha se historia e një subjekti politik nuk mund të bëhet duke bojkotuar ata që siç thotë ai bën historinë e kombit tonë.
“Është turp kombëtar të bojkotohen simbolet e luftës, qëndresës dhe krenarisë kombëtare. Këto veprime antikombëtare nuk ju bëjnë as nder e as nuk ju sjellin dobi politike”, ka shkruar Stavileci në Facebook.
Për të, dy Ademat, Jashari e ai Demaçi janë të pavdekshëm dhe të papërsëritshëm.
“Lum ne që patëm Adema dhe që kemi çfarë t’iu tregojmë fëmijëve tanë dhe brezave që vijnë”, ka deklaruar anëtari i Kryesisë së PDK-së.
https://www.facebook.com/blerand.stavileci/photos/a.394194230713422.1073741827.394191700713675/1365086656957503/?type=3&theater
Parashikimi i motit për të enjten
SHBA-të do të ndërtojnë një reaktor bërthamor në Hënë
Nesër pritet të mbahet takimi mes Bislimit e Petkoviqit në B...
Arsenali dhe Chelsea në luftë për yllin e Real Madridit R...
Edi Rama i çon projektligj Kuvendit të Shqipërisë për Bordin...
Moti i lig në Greqi merr jetën e dy njerëzve