Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho i ka garantuar Eric Baillyt një rol të rregullt në fushë pavarësisht kërkimeve të vazhdueshme për një mbrojtës të ri qendror.
United ka shprehur interesimin për të nënshkruar me Harry Maguiren ose Toby Alderweireld këtë verë, por deri tani ata ende nuk kanë arritur ndonjë marrëveshje me asnjërin, transmeton portali arbresh.info.
Në mes të kësaj, Bailly mësohet se është frusturar me spekulimet e vazhdueshme, por Mourinho i ka garantuar atij se do të vazhdoj të jetë pjesë kryesore e planeve të tij për sezonin e ardhshëm.
Bailly kishte startuar vetëm dy herë gjatë dy muajve të fundit të sezonit të kaluar pasi Mourinho shprehu dëshirë t’i ofroj më shumë kohë në fushë lojtarëve që pritej të marrin pjesë në Kampionatin Botëror.
Pavarësisht kësaj, ai ka qenë i rregullt në turneun para-sezonal të klubit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ai supozohet të luaj së bashku me Chris Smalling muajin e ardhshëm në ndeshjen e tyre të parë të sezonit të ri në Premierë Ligë kundër Leicester Cityt./arbresh.info/
Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...
Pacolli: Mungesa e konsensusit politik po e çon vendin drejt...
Deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri, Kuvendi sh...
Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Kurti: Pas një qeverisje 5-vjeçare është rritur mbështetja p...
PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas ...