Presidenti rus Vladimir Putin bëri të ditur se e ka ftuar në Moskë presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump. Putin tha se ai dhe Trump janë të gatshëm të takohen në samitet e ardhshme.
Gjithashtu, presidenti rus tha se bisedat telefonike në mes të Moskës dhe SHBA-ve nuk ishin të mjaftueshme. Putin tha se duhet të takohet me Trump për të diskutuar në lidhje me marrëveshjen për armët bërthamore të Iranit dhe konfliktet globale.
Putin dhe Trump u takuan në Helsinki më 16 korrik 2018, por Trump në Shtetet e Bashkuara u përball me kritika të mëdha nga republikanët dhe demokratët, të cilët thanë se ai kishte marrë anën e Rusisë në vend të SHBA-ve.
Liverpool jep lajmin e mirë për Mohamed Salah
Hakimi humbet ndeshjen e dytë me Bayernin
FBK obligon Sigal Prishtinën dhe Pejën të organizojnë kuvend...
Haxhiu deklarohet për takimin me Radoniqin
Dembele për Enriquen: Nëse nuk vrapon, të ul në stol
Jep dorëheqje ambasadorja e ShBA-së në Ukrainë