Vrasja e djeshme që ndodhi në Krushë të Vogël ka tronditur të gjithë Kosovën.
Policia përmes raportit 24-orësh ka sqaruar se vrasja ka ndodhur rreth orës 06:30 në mëngjes, në rrethana të panjohura është gjendur i vrarë nga arma e zjarrit viktima mashkull K/Shqiptar.
“Në vend të ngjarjes kanë dalë njësitë relevante dhe nga ekipi mjekësor është konstatuar se viktima nuk ka shenja jete”, thotë policia.
Si prova materiale në vend të ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar 5 gëzhoja dhe 6 fragmente metali.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Partia qeverisëse e Japonisë drejt një fitoreje të thellë në...
Gjesti lajmërohet pas shumë kohe në rrjetet sociale, shkruan...
Xherdan Shaqiri protagonist kryesor në rikthimin e madh të B...
Benita refuzon të shkoj në dasmën e Klodit dhe Elijonës
Fantastik Asllani, asiston në në ndeshje ndaj Bayernit
KEK-u shkyç Njësinë B1 për shkak të rrjedhjeve të avullit