Një nga zërat më të dallueshëm në korin e liri-kërkuesve shqiptarë, autori i kult romanit “Gjarpinjtë e Gjakut”, Adem Demaçi, mori sot frymë për herë të fundit në moshën 82 vjeçare, duke i dhënë epilog një romani historik në vete.
28 vjet i kishte kaluar prapa grilave në regjimin jugosllav shkaku i të qenit fjalë-hapur në një vend diskriminues.
Ishte i pazmbrapsshëm e kundërthënës, origjinal dhe besnik i deklaratave të tij, pavarësisht se si priteshin ato gjatë kohës së Jugosllavisë, por edhe pas luftës nga vet shqiptarët.
Emblematik në çështjen kombëtare, Demaçi nga disa konsiderohet edhe si simbol i lirisë shqiptare – dhe prej tyre i tillë është edhe në sytë e Rexhep Hotit, një tjetër politikani dhe njeriu letrash kosovar.
“Sapo thuhet emri i Adem Demaçit, pa asnjë mendim tjetër të vjen ndërmend liria e shqiptarëve. Të vjen ndërmend qëndresa e njeriut i cili edhe i vetëm i dha dritë gjithë kombit”.
“Natyrisht, vepra e tij për lirinë në këtë drejtim është e pakrahasueshme me veprimtaritë tjera. Ishte i madh edhe si artist, i cili dha një shembull konkret se si në këmbim të lirisë e ofroi edhe talentin”.
Opusi letrar dhe aktivizmi politik e atdhetar i Demaçit për shumëkënd janë të pandashëm, por nëse duhet vendosur njërën mbi të gjitha të tjerat, atëherë për Hotin kauza kombëtare e është e pakrahasueshme me secilën veprimtari tjetër të tij.
“Kauza e tij për lirinë është e paarritshme në krahasim me kontributet tjera. E shkroi artin më të bukur me qëndresën e tij”.
Universiteti i Prishtinës përsërit thirrjet për ndalimin e n...
Tragjedi në Shkodër: Gjendet i vdekur një 19-vjeçar
Barcelona me një tentim për të nënshkruar me superyllin e Ci...
Rrëzohet një avion ushtarak amerikan në Irak, vdesin gjashtë...
BE kërkon që Serbia të shmangë varësitë strategjike jashtë r...
Guxo: Pretendimet për dorëheqje në masë në Deçan e Pejë, ten...