Ministria e Punëve të Brendshme dhe Agjencia e Kosovës për Forenzikë e Republikës së Kosovës, kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Drejtorinë e Policisë së Shtetit përkatësisht Instituti i Policisë Shkencore i Republikës së Shqipërisë.
Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi tha se shkëmbimi i përvojave dhe bashkëpunimi në mes të AKF-së dhe IPSH-së, është tejet i rëndësishëm në luftimin, parandalimin dhe zbulimin e ngjarjeve kriminale dhe zbatimin me rigorozitet të legjislacionit në të dy vendet.
“Përvoja e Agjencisë së Kosovës për Forenzikë, ka bërë që ky institucion të jetë i besueshëm gjatë gjithë këtyre viteve. Ky bashkëpnim në mes AKF-së dhe ISHP-së do të ndihmoj zhvillimin dhe zgjerimin e kapaciteteve forenzike në të ardhmen”-tha Gashi.
Ndërsa Ministri i Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Fatmir Xhafaj u shpreh se kjo marrëveshje është shumë e rëndësishme në thellimin e bashkëpunimit në fushën e policisë shkencore, shfrytëzimin e kapaciteteve të laboratorëve të kriminalistikës, shkëmbimin e ekspertëve dhe ekspertizës.
Qëllimi i kësaj Marrëveshje të bashkëpunimit është të bëjë intensifikimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dhe forcimin e bashkëpunimit midis institucioneve të zbatimit të ligjit të dy vendeve, nëpërmjet planifikimit dhe zbatimit të masave të përbashkët, si dhe vendosjen e bashkëpunimit konkret në fushën e parandalimit dhe zbulimit të ngjarjeve kriminale dhe zbatimin me rigorozitet të legjislacionit, për krijimin e një ambienti më të sigurt për të gjithë qytetarët.
Gjithashtu, Memorandumi i Bashkëpunimit ka për qëllim rritjen e bashkëpunimit ndërmjet AKF- së dhe IPSH–së për rritjen dhe forcimin e kapaciteteve dhe profesionalizmit në zbatimin e shkencave ligjore si dhe për shkëmbimin e informacioneve dhe përvojave më të mira.
“Shqipëria po transformohet, investoni”- Rama thirrje sipërm...
Ambasada gjermane: Të drejtat e njeriut – nevojitet an...
Tragjedi në Marok/ Shemben dy ndërtesa, humbin jetën 19 pers...
Begaj: Akademia e Shkencave pati edhe rol atdhetar e patriot...
Seanca në Apel: Shiti armën me të cilën u vra Liridona Adema...
Rama: Liqeni i Shkodrës së shpejti Zonë Biosfere e Mbrotjur ...