Gjilan, 26 korrik – Prokuroria Themelore e Gjilanit ka konfirmuar se janë duke hetuar pronarin dhe menaxherin e restorantit “Garden” me dyshimin se kishin kryer veprën penale të prodhimit dhe vënies në qarkullim të artikujve të dëmshëm ushqimorë, prandaj ndaj tyre tashti ka edhe një kallëzim penal.
Ndërsa Prokuroria ka konfirmuar se 150 qytetarë kanë raporte mjekësore të trajtimit në Spitalin Rajonal të Gjilanit pasi ata ishin helmuar nga ushqimi të cilin e kishin konsumuar në restorantin “Garden” që gjendet në fshatin Pasjak të Novobërdës. Prokuroria tashmë ka edhe rezultatet e analizave të cilat janë kryer në institucionin publik shëndetësor të cilat konfirmojnë se qytetarët ishin prekur nga infeksioni “Salmonella”, e cila është pasojë e konsumimit të ushqimit të kontaminuar.
Prokurorja, Bahtije Ademi, ka deklaruar se deri tashti janë intervistuar 61 qytetarë në cilësinë e palës së dëmtuar
SHBA-ja pritet të prezantojë një koalicion për shoqërim anij...
Shkrumbohet kamioni në bypass-in e Vlorës, dyshohet shkëndij...
38-vjeçari i vrarë në Gjakovë, xhaxhai i ish-finalistes së B...
Prokuroria mbyll çështjen e saj në rastin Thaçi dhe tjerët k...
Këta janë fituesit e Oscars 2026
Ngjarja e rëndë në Gjakovë: I plagosuri në gjendje stabile