Ministri i Komunikimit i Rusisë, Nikolai Nikiforov, tha se gjykata mund të bllokojë aplikacionin e mesazheve Viber, nëse ky i fundit ndjek shembullin e shërbimit të mesazheve Telegram dhe refuzon të ndajë të dhënat me Shërbimin Federal të Sigurisë ruse.
“Nëse Shërbimi Federal i Sigurisë ka probleme me sigurimin e mjeteve koduese, ai mund t’i drejtohet gjykatës dhe të marrë urdhër të ngjashëm nga gjykata”, u tha Nikiforov gazetarëve, pasi u pyet nëse Viber mund të ketë fatin e njëjtë si Telegrami.
Muajin e kaluar, rregullatori shtetëror i mediave në Rusi, Roskomnadzor, ka nisur ndalimin e Telegramit.
Ky i fundit ka refuzuar të ndajë të dhënat me Shërbimin Federal të Sigurisë ruse, duke u thirrur në shqetësimet për privatësinë, dhe ka premtuar se do ta mbajë aplikacionin në funksion përkundër ndalesës.
Masa për të bllokuar Telegramin ka thelluar shqetësimet se Qeveria ruse po synon t’iu mbyllë rrugët kritikëve, në vitin kur presidenti Vladimir Putin ka nisur mandatin e ri gjashtëvjeçar.
Shefi i EULEX-it viziton Zyrën e Kryeprokurorit, në fokus mb...
Nga sot hiqet detyrimi i paraqitjes 6-mujore për pensionistë...
Real Madrid me shumë mungesa ndaj Monacos
Begaj kërkon nga Moldavia rishqyrtimin e çështjes së njohjes...
Gjukiq: Vuçiq po e përfshin Serbinë në konflikte globale
Spanja shpall tre ditë zie kombëtare pas aksidentit hekurudh...