Një person është gjetur i vdekur në Krushë të Vogël, viktima në fjalë dyshohet të jetë vrarë me armë zjarri.
Rreth orës 06:30 minuta Policia e Rajonit të Prizrenit ka pranuar një informacion se një person ishte gjetur i shtrirë në rrugën pranë një pompe të karburanteve në afërsi të Stacionit Hekururodhor në Krushë të Vogël.
“Njësite relevante policore po merren me hetimin e rastit. Zyrtarët e emergjencës që ishin në vendin e ngjarjes kanë konfirmuar se viktima dyshohet të jetë vrarë me armë zjarri. Nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur ngjarja dhe as kush ka mundur ta ketë kryer vrasjen”, thuhet në komunikatën për media./Arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...