Meçi i Anthony Joshuas kundër Deontay Wilder po afrohet.
Promoteri Eddie Hearn ka konfirmuar që kampioni për pesha të rënda në WBA, IBF, IBO dhe WBO – Anthony Joshua ka nënshkruar një kontratë për përballjen ndaj Wilder për rripin e tij në WBC, transmeton portali arbresh.info.
Dy boksierët kanë qenë të mbyllur në negociata për shkak se kanë pasur vështirësi për të arritur një marrëveshje rreth të hollave.
Wilder insistonte se do të pranonte marrëveshjen vetëm nëse të hollat ndahen 50 – 50. Por, Hearn tani zbulon se Joshua ka nënshkruar një kontratë, transmeton portali arbresh.info.
“Ne kemi nënshkruar në fund të kontratës sonë”, ka thënë Hearn për ‘iFL TV’. “Besoj se është dërguar, nëse nuk është dërguar atëherë do të dërgohet brenda 12 orëve të ardhshme”

“Kjo është kontrata jonë e nënshkruar me Deontay Wilder për meçin më 13 prill, me të gjitha kushtet që ai [Wilder] ka rënë dakord në e-mail’in tonë”
“Ne e kemi kaluar këtë, gjithçka është pranuar – ne e kemi nënshkruar këtë, prandaj i kam thënë zyrës që ta dërgoj atë”
“Pra, këtu nuk ka nxitim, ai [Wilder] nuk ka për ta nënshkruar këtë nesër apo javën e ardhshme, por sigurisht ne kemi nevojë për të planifikuar të ardhmen tonë dhe e ardhmja është se çfarë është – kemi përballjen me [Alesander] Povetkin më 22 shtator dhe është një ndeshje vërtetë e vështirë. Gjithçka ka mbetur tani te Wilder”

Hearn shtoi se 60 mijë tiketa tashmë janë shitur për meçin e Joshuas ndaj Povetkinit./arbresh.info/
Vëllaznimi mposht Prishtinën, Trepça fiton ndaj Rahovecit 0...
Ipeshkvi Dodë Gjergji bën thirrje për paqe në botë dhe përgj...
Parashikimi i motit për nesër
Haxhiu nesër zhvillon aktivitetin e parë si ushtruese e dety...
Pesë të vrarë nga një sulm izraelit në një kompleks petrokim...
Kapen 65 kilogramë drogë në Maqedoninë e Veriut, arrestohen ...