Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në një nga zonat më të populluara të Tiranës.
Një makinë ‘Touareg’ duke ecur me shumë shpejtësi ka përplasur 2 makina të tjera që kanë qenë të parkuara dhe një makinë tjetër që sapo po dilte nga parkingu.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën ‘Tish Daija’ në Komunën e Parisit.
Siç kanë bërë të ditur dëshmitarët, fuoristrada ‘Touareg’ ishte me shpejtësi kur ka përplasur dy makina tip ‘Benz’ dhe një ‘Golf’.
Mjeti tip ‘Golf’ i drejtuar nga një vajzë ka qenë duke dalë nga parkingu kur është përplasur.
Drejtuesja e këtij mjeti është dërguar me urgjencë për në spital, ndërsa sipas të dhëna ka marrë disa plagë.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet./syri.net


Edi Rama reagon pas protestës së PD-së në Tiranë
Inskenoi grabitje për të përvetësuar 1400 euro, arrestohet i...
Google prezanton Pixel 10a
Ushqimet më të mira për t’u konsumuar në syfyr për të qëndru...
Ndryshimet befasuese që i ndodhin trupit gjatë agjërimit në ...
Ushqimet që duhet të shmangni kur jeni të sëmurë