Karabinieria italiane ka arrestuar në Treviglio – pas në një urdhër ndërkombëtar arresti – një 38-vjeçar shqiptar, i cili kishte shkuar për një vizitë te një anëtar i familjes. Personi po qëndronte në një hotel në Bariano. Karabinierët e Romano di Lombardia, përgjegjës për zonën, gjatë kontrolleve të zakonshme, kanë verifikuar se 38-vjeçari ishte i kërkuar për shkak se ishte dënuar me 4 muaj në burg për falsifikim të dokumenteve dhe ishte shpallur në kërkim nga gjykatat shqiptare. Ai u arrestua në hotel me gruan dhe fëmijët e tij, dhe pret ekstradimin drejt Shqipërisë.
Dënimi i tij ka ardhur pas tentativës për tu regjistruar më në universitet në Shqipëri, duke paraqitur certifikatën e shkollës, e cila nuk korrespondonte me origjinalen. Për këtë ai u dënua përfundimisht dhe më pas u kërkua dhe u lëshua edhe një urdhër arresti ndërkombëtar. SYRI.net
Leonard Ademaj kërkon burgim të përjetshëm: Vrasësit e Lirid...
“Ulu në vend, s’ta jap fjalën”, përplasje mes Albulena Haxhi...
Prokurorja kërkon burgim të përjetshëm për Naim Murselin dhe...
Prokurorja: Skenarin për vrasjen e Liridonës duhet ta kenë z...
Prokurorja: Naim Murseli kreu vrasje makabre para syve të fë...
Osmani: Në këtë përvjetor të masakrave në Poklek e Çikatovë,...