Valverde-s u injorua nga Barcelona, tani duhet të përshtatet

22:37 | 23 Korrik 2018
Arbresh.info

Megjithëse ai fitoi dopietën në sezonin e parë te Barcelona, Ernesto Valverde-s akoma nuk i është besuar një rol më i plotë për të udhëhequr ekipin e parë, deri në pikën që klubi largoi Paulinho-n pa pëlqimin e tij.

Trajneri nuk kishte dorë në merkaton e klubit një sezon më parë, dhe mesa duket situata nuk ka ndryshuar as për tjetrin.

Sa për momentin, vendimet merren në zyrat ekzekutive, nga menaxheri i përgjithshëm Pep Segura dhe presidenti Josep Maria Bartomeu.

Me pamundësinë e blerjes së Antoine Griezmann dhe largimit befasues të Paulinho-s, raporti i lojtarëve golashënues ka rënë, dhe kjo është arsyeja pse Valverde po insiston për blerjen e Willian.

Nëse braziliani transferohet nga Chelsea në Camp Nou, shumë mirë, por nëse jo, Valverde duhet të tregojë edhe njëherë se mund të adaptohet.

Shpërndaje në rrjete sociale