CEO i sponsorit të Inter, Pirelli, pretendon se Radja Nainggolan dhe Mauro Icardi mund të jenë si Wesley Sneijder dhe Diego Milito.
Inter mbetet i vetmi klub italian që ka fituar tripletën, dhe kjo falë Sneijder dhe Milito, dhe Marco Tornchetti Provera mendon se një partneritet i ngjashëm mund të ndodhë edhe këtë sezon.
“Merkato e Inter ka qenë e shkëlqyer, duke filluar me Nainggolan,” shprehet ai për Gr Parlamento.
“Ai është një lider i lindur dhe me Icardi, mund të jenë si Sneijder dhe Milito në sezonin e tripletës.
“Icardi te Real? Mendoj dhe shpresoj që Icardi të vazhdojë aventurën me Inter, ai duhet të luftojë për Scudetto-n.
“Ronaldo? Ronaldo i bën mirë kampionatit italian. Por shpresoj që edhe Suning të bëjë blerje të mëdha.
“Messi? Si mund t’i thuash jo Messi-t. Nëse do të ekzistonin konditat për marrëveshjen…”/Telesport.al
Andin Hoti në Gllogjan për 27 vjetorin e rënies së Shkëlzen ...
Rama në Romë: Duke përsëritur mësimet përpara takimit, se mo...
Haxhiu për tragjedinë në Malishevë: Shpreh ngushëllimet më t...
Konjufca pret në takimin homologun nga Belgjika, Maxime Prev...
Kurti pret në takim kryediplomatin e Belgjikës, Maxime Prévo...
Pamje nga vendi ku ndodhi tragjedia e trefishtë në Malishevë