Të përndjekurit politikë në Berat kanë protestuar sot kundër bashkisë së qytetit, e cila pas 28-vjetësh i ka nxjerrë nga zyrat e tyre pa asnjë paralajmërim, ndërkohë që nuk dihet ende se ku ka përfunduar dokumentacioni i kësaj zyre.
Punonjësit e Bashkisë së Beratit, kanë shqyer dyert e zyrave të të përndjekurve politikë dhe kanë ndërruar bravat, duke mos lejuar askënd nga anëtarët e shoqatës të hyjnë në këto ambiente.
Kryetari i shoqatës së të përndjekurve politikë në Berat, z.Murat Protoduari pohon se zyrat janë nën pronësi të shoqatës dhe të bashkisë së Beratit.
Të përndjekurit politikë pohojnë se, në zyrat e bashkisë nuk u japin asnjë informacion për këtë largim dhe nuk i lejojnë të hyjnë më në këto ambiente, qoftë edhe vetëm sa për të tërhequr dokumentacionin.
Presidenti i Unionit Mbarëkombëtar të të Përndjekurve Politikë, Besim Ndregjoni, e dënon ashpër këtë akt të ndërmarrë nga bashkia e Beratit.
Ndërgjoni pohon se nëse bashkia nuk ndërmerr masa, protestat do zhvendosin përpara bashkisë Berat, duke mos lejuar hyrjen e kryetarit në zyrën e tij./Syri.net
Dhjetëra të vdekur nga përmbytjet e menjëhershme në Marok
Ylli i Bournemouth në “radarin” e Manchester Uni...
BE-ja diskuton për mbështetjen e Kinës për Rusinë, përfshirë...
Peleshi pret ambasadorët e Vendeve të Ulëta dhe Suedisë
VV nesër mban tubim elektoral në Prishtinë
Punëtori përgjegjës harroi t’i lëshojë nxemjet, ndërpritet m...