Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të jashtme të Serbisë Velko Odaloviq ka deklaruar sot se grupi për hetimin e atyre që ai i ka quajtur krime të UÇK-së, ka gjurmuar arkivat, ka punuar me ata që kanë pasur çfarëdo informate dhe ka bërë disa dokumente të vlefshme.
Këto dokumente, ka thënë ai, transmeton Koha.net, pasi të gjendet mekanizmi për këmbimin e tyre me Gjykatën Speciale, “do të jenë në funksion serioz të dëshmimit të krimeve që janë bërë në hapësirën e Kosovës”.
Odaloviq në televizionin publik serb ka thënë se janë bërë tri “gjëra të mëdha”, e para, sipas tij, është demaskimi i strukturës komanduese të UÇK-së deri te njësitë organizative si dhe është bërë lidhje direkte e individëve me këto struktura dhe krimet që janë bërë.
Zjarri përfshin një garazhë në Leposaviq
35 vjet nga lëvizja studentore, Begaj: Guximi rinor, ia hapi...
Oficeri i FSK-së diplomon në ShBA, shpërblehet me medalje
Osmani sot pret në takim Presidentin e Hungarisë
Tajlanda kryen sulme ajrore ndaj Kamboxhias pas përleshjeve ...
Këmbësori goditet nga motoçikleta në Prishtinë