Një nga profesorët e Fakultetit të Studimeve Islame, Xhabir Hamiti ka bërë një thirrje të hapur lidhur me ndërtimet e faltoreve në Kosovë.
Sipas tij kombi ynë sot, krahas faltoreve të domosdoshme për besimtarët, ka më shumë nevojë për hapjen e ndonjë laboratori shkencor apo fabrika të prodhimit të cilat ndihmojnë përmirësimin e mirëqenies sociale për qytetarët.
Ne një postim ne facebook, Hamiti ka thënë se faltoret na duhen si të domosdoshme, por jo edhe nga dy brenda dy lagjeve të një fshati.
Postimi i plotë:
“A bënë t’i lusim “humanitarët” e vendeve islame, por edhe të krishtera të ndalojnë që edhe më tutje të bëjnë garime në ndërtimin e faltoreve në mesin tonë.
Trojet tona dhe kombi ynë sot, krahas faltoreve të domosdoshme për besimtarët, është më se i nevojshëm për hapjen e ndonjë laboratori shkencor, instituti të hulumtimit apo fabrika prodhimi të cilat do të ndihmonin në përmirësimin e mirëqenies sociale për qytetarët tanë.
Varfëria dhe mungesa e përspektivës zbehë dhe vë në rrezik edhe lidhjen e besimit me Zotin.
Fjala e urtë arabe thotë: “ Varfëria pothuajse të shpie në mosbesim”.
Ndërsa ne shqiptarët themi: “Varfëria të qonë në derë armikut”.
Faltoret na duhen si të domosdoshme, por jo edhe nga dy brenda dy lagjeve të një fshati, e të cilat nuk mbushen asnjëherë me besimtarë, qoftë edhe në ditët e shënuara festive”./arbresh.info/
Konflikti në Lindjen e Mesme/ Trump: SHBA po bën gjënë e duh...
Arrestimi i Gjestit, reagon Xheneta: Kur mbledh presion për ...
Ribashkohen Elijona, Klodi dhe Londrimi, u bashkohet edhe nj...
Serbia blen raketa kineze “shkatërruese”, Kroacia njofton NA...
Këto simptoma tregojnë rënie të kalciumit në gjak: Kur gjend...
Sherr në BBV, Mali hedh ujë në fytyrë Rogertit