Një akt i rëndë po konsumohet prej disa ditësh në ambientet e Spitalit Pediatrik në QSUT, në Tiranë, ndërsa mjekët akuzohen se nuk i kanë ofruar ilaçet dhe prej dy ditësh nuk i ndërrojnë fashon një foshnjeje, vetëm pse prindërit nuk kanë mundësi financiare, shkruan Shekulli.
Denoncimin për aktin kriminal e bëri dje një studente mjekësie në Tiranë, e cila iu drejtua për ndihmë z.Koço Kokëdhima, kryetar i partisë ZGJIDHJA dhe botues i gazetës ‘Shekulli”, për ta bërë sa më mediatike këtë sjellje çnjerëzore ndaj një foshnjeje që rrezikon jetën. Fëmija vetëm 16 muajsh ka 5 ditë aty dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Mëse 10 muaj më parë, pasi u dignostikua me tumor, fëmija iu nënshtrua një operacioni për heqjen e syrit të majtë, kurim i ofruar falas nga Spitali Amerikan. Por tani metastazat janë shpërndarë në të gjithë fytyrën e fëmijës duke i rrezikuar jetën. Ndaj mjekët kanë sugjeruar nisjen e një kimioterapie urgjente për të ndalur përparimin e sëmundjes.
I ati i vajzës së mitur, Bledar Helmi, nga fshati Belesovë i Beratit, thotë se nuk ka mundësi financiare për të ndjekur kurimin e vajzës së vet sepse është i papunë dhe ka edhe dy fëmijë të tjerë më të rritur për të mbajtur. Sipas tij ilaçet e para për kurën kushtojnë rreth 15 mijë lekë që ai nuk ka mundësi t’i sigurojë sepse është në gjendje shumë të vështirë ekonomike. I pyetur se çfarë do të bëjë nëse spitali nuk do t’i ofrojë ilaçet falas, Bledari thotë se ai nuk ka asnjë mundësi dhe shpreson te humanizmi i mjekëve, të cilët, sipas denoncimit, ende nuk e kanë kuruar vajzën e mitur që vjen nga një familje e varfër.
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit
Burri raporton në polici se gruaja e tij është larguar nga s...
Të fjeturit më pak se gjashtë orë gjumë, rrit rrezikun e dem...