Deklarata e ambasadorit Amerikan në Kosovë, Greg Delawie për bisedimet në Bruksel ka nxituar reagime në opinionin vendor.
Njohësit e zhvillimeve politike thonë se nga ndryshimi eventual i kufijve mund të preket i gjithë Ballkani dhe kjo do të ishte me rrezik.
Për analistin, Armend Muja, kjo deklaratë e ambasadorit amerikan mund të nxis mendime të tjera sa i përket rendit kushtetues të Kosovës.
“Ai ka refuzuar të mohoj ndarjen kategorikisht, për dallim nga herët e tjera. Kjo ka disa implikime. Implikimi i parë është se në Kosovë do të nxiten mendime alternative për projekte alternative, e dyta është se do të ndezë mendime tjera sa i përket rendit kushtetues nëse ndarja është opsion dhe e treta do të ndjellë një frikë të braktisjes nga ana e kosovarëve’, tha për RTV Dukagjinin analisti Armend Muja.
Por, sipas tij deklarata e ambasadorit Dellawie tregon për një ndryshim të politikës së jashtme amerikane.
“Nuk e besoj se është një ndryshim i qëndrimit aktual, është një ndryshim i politikës së jashtme amerikane që dy vite, prej kur ka ardhur në pushtet Donald Trump. Fokusi primar për SHBA nuk është më Kosova si një shembull i përhapjes së demokracisë”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Analisiti, Arton Demhasaj shprehet se koncepti i ndarjes së Kosovës mund të jetë pjesë e negociatave por nuk guxon të realizohet pasi mund të prekej i gjithë Ballkani.
“Ndrarja e mundshme mund të krijojë një precedent te vendet tjera të Ballkanit që nuk kanë përkatësi të pastër etnike. Kjo mendoj se është arsyeja kryesore se koncepti i ndarjes ose shkëmbimit të territoreve është i parealizueshëm.
Ndërkaq, Delawie përmes një postimi në Twitter tha se deklarata e tij u keqinterpretua dhe se lajmi duhet të injorohet.
“Injoroni lajmin e rremë. Ja se çfarë kam thënë, ‘Kosova duhet të kuptojë se cilat janë qëllimet e saj, ajo duhet të përpiqet të arrijë një lloj konsensusi mbi këto qëllime dhe kjo është ajo që unë po përqendrohem tani” – ka shkruar Delawie.
Aksident mes dy veturave në Klinë, lëndohet një person
Ura për këmbësorë mbi lumin Ibër nga nesër lëshohet për qark...
“Po du me të këqyr”, Klodi skuq Benitën
Përplaset për vdekje këmbësori në Krujë, shoqërohet në komis...
Ushtria amerikane: Tetë të vrarë nga sulmet e fundit ndaj an...
“E mallkoj ditën kur jemi takuar”, Londrimi ngacmon Edin dhe...