Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë, Nikola Dimitrov ka thënë se përgëzon Qeverinë për rekomandimin pozitiv për vizat.
“Ky është lajm i madh për tërë Ballkanin për miqtë tanë nga Kosova. Ne jemi të bindur që nëse nuk kemi fqinjë të mirë nuk kemi as ardhmëri të mirë. Çdo lajm i mirë për Kosovën dhe fqinjët tjerë është lajm i mirë për Maqedoninë”, ka thënë ai, përcjell arbresh.info.
Dimitrov ka thënë se lidhur me doganat kanë diskutuar me Pacollin.
“Një thënie thotë se nuk mund ta mbroni vetën nëse e lëndoni fqinjin. Por ne kemi edhe marrëveshjen ligjore dhe nuk mund të vendosen masa inatesh për këtë duhet të ulemi të bisedojmë mes vete që ta zgjedhim këtë çështje”, tha ai duke shtuar se do të tejkalohet shpejt kjo çështje.
“Unë thash në Londër se nuk keni mosmarrëveshje dy palëshe por si duket mora mësysh. Mirëpo ne nuk mund të rrimë pa marrëveshje dypalëshe sepse na duhet punë”, tha Dimitrov.
Ministri Dimitrov i pyetur se a do të vendosen masa reciprociteti për Kosovën pasi që Kosova vendosi për Maqedoninë ai tha se me marrëveshjen e CEFTAS-as njëherë duhet të diskutohet me shtetin që vë masa.
“Unë nuk do të paralajmëroj masa pasi që kjo do hynte në inati. Ne do të vazhdojmë negociatat ende dhe të shohim nëse kjo barrierë do të hiqet”, tha ai./arbresh.info
Kurti kthehet në Kuvend
Raportohet se një avion luftarak amerikan është rrëzuar mbi ...
Sveçla: Mërgata do ta rifitojë shtetësinë me vetëm një dokum...
Rama porosi kryetarëve të bashkive: Më shumë punë për pastri...
VV-ja bojkoton vazhdimin e seancës për çmimin e naftës
Policia sekuestron 275 cigare elektronike, ndalohet shtetasi...