Superylli i ri te Juventusi, Cristiano Ronaldo aktualisht është në Kinë ku është duke marrë pjesë në një event të organizuar nga njëri prej sponsorëve të tij.
Ronaldo do t’i jap fund pushimeve më 30 korrik dhe më pas do të rikthehet në Torino për të filluar stërvitjet te “Zonja e Vjetër”, transmeton portali arbresh.info.
Ndërkohë, derisa po vazhdon qëndrimin në Lindje të Largët, Ronaldo ka postuar një foto në llogarinë e tij në Instagram dhe shumica e shohin atë si një mesazh “kundër” Lionel Messit të fshehur prapa.
Në prapavijë të fotos së Ronaldos shihet në fakt një maicë që në të është e shkruar “GOAT”.
“GOAT” është një akronim i “Greatest of all times/Më i miri i të gjitha kohërave” dhe kjo është përdorur nga Messi në një reklamë që u bë viral para fillimit të Kampionatit Botëror./arbresh.info/
https://instagram.com/p/BlcN9ljFYqv/?utm_source=ig_embed
Raheem Sterling gati për debutim me Feyenoord
Parashikimi i motit për nesër
Tirana në tym: Përplasje mes qytetarëve dhe policisë gjatë p...
Alaudin Hamiti reagon për sulmin fizik ndaj tij
Qeveria britanike shqyrton heqjen e vëllait të Charles III n...
Edi Rama reagon pas protestës së PD-së në Tiranë