Policia e Kosovës sot gjatë ditës ka shpërndarë broshura në pikë kufitare Merdare që lidhë Kosovën me Serbinë, sipas projektit “Për një vit më të sigurt në trafik”.
E gjitha kjo vije me qëllim të sensibilizimit të pjesëmarrësve në trafikun rrugor, qoftë ata vendor, bashkatdhetarët dhe të huajt që hyjnë dhe qarkullojnë nëpër rrugët e Kosovës, raporton arbresh.info.



Ndryshe në këtë pikë kufitare janë krijuar kolona të gjata veturash të cilat kanë pritë deri në 3 orë.
Bashkatdhetarët të cilët kanë ardhur shprehen tejet të mllefosur me këto kolona.
Ata thonë se në pikën kufitare brenda Kosovës kalojnë shumë më lehtë por problemi është në pikën kufitare Serbi ku siç theksojnë ata vonesa është tejet e madhe./arbresh.info

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1878761815522235/
Nuk kanë të ndalur telashet në mbrojtje për Arsenalit, ylli ...
Aksident mes dy veturave në rrugën Prishtinë-Pejë, lëndohen ...
Bizneset turke shprehin interes për bashkëpunim me Kosovën
Refuzohet ankesa e LVV-së për qendrat e votimit jashtë Kosov...
Hamza: Në dy ditët e ardhshme shpalosim programin, vendit i ...
Flick tregon dallimin mes Barcelonës dhe Realit