Shpeshherë kur përdorim produktet kozmetike interesohemi vetëm për pjesën a do dukemi bukur, pa menduar nëse ato kanë efekte negative në shëndet. Një pjesë e produkteve përmbajnë substanca me efekte të rrezikshme anësore, të cilat bëni mirë t’i shmangni në mënyrë që të evitoni rrezikun. Prandaj, para se të blejmë produktet, duhet të lexojmë dhe t’i kushtojmë rëndësi përbërësve të tyre, transmeton Shendeti.com.al.
Paraben. Kërkoni për terma si methyl, bytyl, ethyl dhe propilparaben në listën e përbërësve. Ato janë mbrojtës për të parandaluar rritjen e baktereve në produktet e ndryshme, por ndikojnë negativisht në organizëm duke çrregulluar nivelin e hormoneve.
Ftalatët. Gjenden kryesisht tek parfumet, duke bërë që aroma të zgjasë më gjatë, dhe tek manikyri, por thithen shumë shpejt nga lëkura, duke çrregulluar nivelin dhe ciklin e hormoneve.
Sulfatet. Lauril Sulfat Natriumi ose format e tij të jonizuara përdoren kryesisht tek shampot për të siguruar një larje më të mirë. Por ato njihen si përbërës që thajnë lëkurën, duke i hequr vajrat natyrorë, të cilët shkaktojnë thatësi, skuqje dhe irritim.
Pra, nëse lexoni këta përbërës, duhet t’i shmangni në mënyrë që mos të rrezikoni shëndetin.
Ekspozita e kontestuar: Pos Masakrës së Dubravës, pasaktësi ...
Pjetër Shala kërkon zgjatje afati te Specialja
Lirohen katër shqiptarët e arrestuar në Serbi
Skandali me masakrën e Dubravës, Rama ia pezullon lejen eksp...
Kushtetuesja rrëzon kërkesën e PDK-së për pezullimin e liber...
‘‘Respekto rregullat, ruaj jetën’’, Policia realizon fushatë...