Prishtina është eliminuar nga UEFA Evropa Liga.
Skuadra kosovare është mposhtur në penalti nga Fola mbrëmjen e sotëm (e enjte), shkruan portali arbresh.info.
Pasi koha e rregullt e dy ndeshjeve të zhvilluara në kuadër të raundin të parë kualifikues në Evropa Ligë përfundoi pa gola (0 me 0) si në Luksemburg ashtu edhe në “Adem Jashari” të Mitrovicës, takimi shkoi në vazhdime.
Skuadra nën udhëheqjen e Mirel Josës arriti disa herë të rrezikoj portën e kundërshtarëve gjatë ndeshjes, por në fund gjithçka u vendos me anë të penaltive.
Edhe pse portieri Visar Beka bëri një paraqitje fenomenale duke mbrojtur disa goditje nga pika e bardhë, lojtarët tanë nuk u treguan të saktë me goditjet e tyre duke humbur me rezultat 5 me 4.
Rivali i ardhshëm i Folas në çerekfinale të kualifikimeve është Genku i Edon Zhegrovës./arbresh.info/
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...