Takimi mes Prishtinës dhe Folas ka shkuar në vazhdime.
Pas barazimit pa gola 0 me 0 javën e kaluar në Luksembrug, koha e rregullt e ndeshjes kthyese mbrëmjen e sotme (e enjte) mes Prishtinës dhe Folas ka përfunduar gjithashtu pa gola, shkruan portali arbresh.info.
90 minuta lojë, përfshirë katër minuta shtesë, në ndeshjen në kuadër të raundit të parë kualifikues në Evropa Ligë nuk prodhuan ndonjë gol.
Edhe pse shanset në stadiumin “Adem Jashari” të Mitrovicës nuk munguan nga të dyja skuadrat, portat në fund mbetën të pastra.
Fituesi i kësaj ndeshje do të përballet me Genkun në çerekfinale./arbresh.info/
Temperatura deri në 24 gradë, parashikimi i motit për nesër
Studenti shqiptar në Maqedoni të Veriut: Protesta s’është e ...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Hudhra – ilaçi natyral që fuqizon shëndetin
Nxjerrja ilegale e thëngjillit në Vushtrri rrezikon banorët ...
Kopenhaga zgjidhet qyteti më i lumtur në botë