Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Behgjet Pacolli ka folur për çështjen e vizitës së fundit të delegacionit kosovar në Bruksel duke sjell kështu njoftimin për rekomandim pozitiv për vizat për qytetarët e Kosovës.
Ai në Info Magazine të Klan Kosovës ka thënë se kjo çështje ishte e dirixhuar nga komisionerët europianë pasi theksoi se ishte vet Komisioneri Dimitris Avramopoulos ai i cili ndërroi agjendën e vizitës së tij për në Kosovë.
”Pata thanë edhe në fillim të këtij viti se vera e 2018-të do t’na gjejë me një vendim pozitiv për vizat. Shumë kush dëgjova se do ta kritikojë shkuarjen e krerëve tanë atje”.
”Ne ishim për dy cështje edhe për vazhdimin e dialogut. Liberalizimi është dirixhuar pak a shumë nga europianët”.
”Planifikimi ka qenë që Komisionerin e BE-për për Migrim, Çështje të Brendshme dhe Shtetësi, Dimitris Avramopoulos të vijë në Kosovë, por ai duke e ditur për vizitën tonë tha: (Unë vizitën time do ta shtyej në shtator do të vijë kur do ta festojmë arritjen tjetër për vizat). Premtimet e mia dolën në vend. Kemi kaluar një sfidë shumë të madhe”.
”Klima është jashtëzakonisht e vështirë”.
”Unë shumë shpresoj që para shtatorit do të kemi edhe miratimin e Parlamentit Europian që ky do të jetë absolutisht pozitiv, është një sfidë tjetër e këshillit e aty është e lejuar fjala e secilit”.
”Deri në fund të këtij viti qytetarët e Kosovës do të jenë pa viza bile mund të them se dikush mund të kalojë edhe pushimet e Vitit të Ri jashtë vendit”.
“Jemi takuar në një kafene”, Edi flet për njohje...
Festimet me fishekzjarre për zgjedhjet lokale shkaktojnë 18 ...
Isak operohet me sukses pas dëmtimit të rëndë, Liverpool del...
Osmani nga Washingtoni njofton për heqjen e vizave nga Baham...
Adis Beçiragiç shpallet ‘Trajneri më i mirë i vitit’ në Bosn...
Amir Rrahmani fiton Superkupën e Italisë, Napoli mposht në f...