Zyra britanike e Emigracionit ka pranuar të pezullojë dëbimin e një gruaje shqiptare dhe vajzës së saj, pasi tre deputetë të parlamentit e apeluan vendimin në qeveri.
Sipas BBC-së, së cilës i referohet Abcnews, shqiptarja ishte një studente drejtësie kur shkoi në Itali, ku thotë se u drogua dhe u shit për prostitucion. Ajo arriti të arratisej për në Angli ku kërkoi dhe azil, por që iu refuzua. Tani shqiptarja, identiteti i të cilës nuk bëhet publik për arsye sigurie, jeton në Norfolk.
Tre deputetët e parlamentit në Norfolk, George Freeman, Richard Bacon dhe Clive Lewis ishin ata që e ngritën çështjen në Zyrën e Emigracionit. Sipas tyre, gruaja frikësohej se mund të vritej për çështje nderi nëse kthehej në atdhe me fëmijën dy-vjeçar.
Pasi u takua me anëtarët e parlamentit, Ministrja për Çështjet e Emigracionit në Britani, Caroline Nokes, pranoi që të pezullonte deportimin. Ata vendosën që shqiptarja të riaplikojë sërish dhe aplikimi i saj do të rishikohet në nivelet më të larta.
Deputeti Lewis tha javën e kaluar për BBC-në se të gjithë janë të shqetësuar për shqiptaren dhe se është shumë e rëndësishme që të pranohet aplikimi i saj për azil. Ndërkohë deputeti tjetër Richard Bacon u shpreh se ajo mund të vritet në Shqipëri.
“Për momentin ajo po qëndron në shtëpinë e terapistes së saj në Norfolk-un e jugut në mënyrë që të mos dëmtojë veten. Nëse deportohet në Shqipëri, mund të jetë viktimë e një vrasjeje nderi”, tha ai.
Shtetet e Gjirit raportojnë sulme të reja me raketa dhe dron...
Rinisin punimet në rrugën “Qamil Hoxha” në Prish...
Brikena e pranon për herë të parë: Kam pëlqim për Mateon
Hajnat depërtojnë me forcë brenda një shtëpie në Gjakovë, vj...
Theret me thikë një person në Prishtinë
Rrahje mes pesë personave në Vushtrri, dy prej tyre bëhen pë...