Komisioni Evropian ka publikuar sot një raport lidhur me rekomandimin pozitiv që i është dhënë Kosovës për heqjen e vizave, në të cilin është specifikuar se kosovarët mund të duhëtojnë në të gjitha shtetet e Bashkimit Evropian, dhe po ashtu në katër shtete të tjera që janë pjesë e Zonës Schengen.
Katër shtetet që nuk janë anëtare të Bashkimit Evropian: Zvicra, Islanda, Lihtenshtajni dhe Norvegjia janë pjesë e Zonës Schengen dhe kosovarët mund të udhëtojnë në këto shtete me pasaporta biometrike, në rast se liberalizohen vizat.
“Pasi që propozimi legjislativ të miratohet nga Parlamenti dhe Këshilli i Evropës, populli i Kosovës me pasaporta biometrike mund të lëvizë pa viza për qëndrime më të shkurtra se 90 ditë në të gjitha shtetet anëtare të BE përveç Irlandës dhe Mbretërisë së Bashkuar, si dhe mund të lëvizë pa viza në katër vendet e lidhura me Zonën Shengen (Islandën, Lihtenshtajnin, Norvegjin[ dhe Zvicrën)”, thuhet në njoftimin për media të Komisionit Evropian.
Orbán nuk do të marrë pjesë në samitin e tij të fundit të BE...
Rriten çmimet e biletave, Stacioni i Autobusëve del me njoft...
Shtëpia e Bardhë mohon se ShBA-ja ka kërkuar zgjatje të armë...
Luis Enrique “makthi” i skuadrave angleze në Lig...
ShBA: Asnjë anije nuk ka kaluar bllokadën në 48 orët e para
Konfirmohet rasti i parë i lisë së deleve/dhive në Kosovë