Në televizioni n1 serb, gazetari Milivoje Mihajlloviq ka thënë se në Bruksel amerikanët kanë kërkuar që ekipi i Kosovës për dialog me Serbinë të përforcohet dhe që në të të jenë edhe përfaqësuesit e opozitës.
“Thaçi nuk do ta lejojë askënd nga delegacioni në Bruksel që të flasë për Kosovën. Ai e mban për vete atë të drejtë. Shqiptarët nuk janë larguar nga pozita fillestare, e Thaçi e ka marrë delegacionin me vete për të treguar se janë unikë. Mbrëmë ata kanë pasur një takim me Matthew Palmer (diplomat dhe zyrtar i lartë i SHBA-së) dhe kanë kërkuar nga ai që pavarësia të jetë rezultat i dialogut. SHBA-ja gjoja ka kërkuar që delegacioni të përforcohet dhe të ketë përfaqësues të opozitës”, citon FoNet të ketë thënë Mihajlloviq.
Sipas tij, nuk është zgjidhja te statusi, por tek afrimi i dy popujve e për këtë askush nuk po punon, ka thënë ai duke shtuar se situata në Kosovë kontrollohet nga Thaçi dhe Vuçiqi.
Nico Paz rikthehet te Real Madrid, vendimi tashmë është marr...
Fillojnë punimet në rrugën e Korishë-Kabash, investim 4.1 mi...
Dyshohet për dy të vrarë në Lezhë të Shqipërisë
Dy gjigantët anglezë rivalizojnë Atleticon për Edersonin
Identifikohen babë e bijë që humbën jetën në aksidentin trag...
Shefi i FBI-së reagon pas të shtënave: Krenar që punoj për p...