“Meant To Be” e Bebe Rexhës ka fituar sërish vendin e parë në listën e Hot Billboard Country Songs.
Kënga e Bebes qëndron prej 33 javësh në krye të listës. Kënga renditet në bazë të shitjeve, dëgjimeve dhe në bazë të transmetimeve në radio.”Meant To Be” vazhdon të zotërojë mirë të tre kolonat.
Kënga është vetëm 1 javë larg për të thyer rekordin e të gjitha kohrave në Hot Country Songs.
“Body Like A Back Road” e Sam Hunt mban rekordin me qëndrimin në vend të parë për 34 javë rresht gjatë vitit të kaluar. Bebe Rexha ka sjellë këngën “Meant To Be” në bashkëpunim me Florida Georgia Line.
Kënga është nominuar në VMA në kategorinë e bashkëpunimit më të mirë.
PSG merr epërsinë ndaj Bayernit
Begaj në Kroaci: Ballkani Perëndimor nuk është më periferi, ...
Magyar fton Zelenskyy për takim për marrëdhëniet Hungari–Ukr...
PSG barazon shpejtë, realizon Khvicha Kvarastkhelia
Rama: Kosova nuk i përket LVV-së, Kurtit apo një narrative t...
Bayerni realizon ndaj PSG